LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e PDK-së në Mitrovicën e Veriut thotë se Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit

Kryetarja e PDK-së në Mitrovicën e Veriut thotë se Kurti ia ka dorëzuar veriun Beogradit

Kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës për degën e Mitrovicës së Veriut, Gonxhe Çaushi sot ka folur për gjendjen e rëndë që është krijuar në veri të Kosovës pas imponimit të orës policore të Serbisë si dhe vendimit të autoriteteve serbe për të karantinuar komunat kosovare të Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit.

Në një postim në Fcebook ajo e ka bërë bashkëpërgjegjëse për dorëzimin e sovranitetit të Kosovës, Qeverinë në largim të Kurtit duke thënë se ka “ lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë.

Ajo gjithashtu ka shprehur shqetësimin e banorëve shqiptar që jetojnë në veri të Ibrit të cilët sipas saj “po ndihen shumë të pasigurtë nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim”.

Postimi i plotë i Çaushit:

“Qeveria në ikje Kurtit e ka braktisur veriun e Kosovës dhe ia ka dorëzuar Beogradit pasi e ka lënë luftën kundër koronavirusit në këtë zonë në dorë të autoriteteve shtetërore të Serbisë.

Kjo qeveri e papërgjegjshme ka ndenjur duarkryq ndaj cënimit të sovranitetit tonë shtetëror që është bërë nëpërmjet imponimit në veri të Kosovës së orës policore të Serbisë dhe së fundmi ska asnjë reagim edhe ndaj karantinimit nga Beogradi të dy komunave kosovare Mitrovicës Veriore dhe Zveçanit. Qeveria e shkarkuar madje është bashkëpërgjegjëse për këtë dorëzim të sovranitetit të shtetit të Kosovës duke lëshuar leje për strukturat paralele serbe që të administrojnë në mënyrë autonome masat kundër pandemisë brenda shtetit tonë. Kjo është situatë alarmante që ka shqetësuar të gjithë banorët shqiptarë të veriut të Kosovës të cilët po ndihen shumë të pasigurtë e nga kjo indiferencë e neglizhencë e qeverisë në largim“, ka shkruar Çaushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori