Kryesuasja e Kuvendit Komunal të Gjakovës Arbënesha Kuqi, dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Gjakovës Adea Roka Pylla, ishin të ftuara në Edicionin e 24-të të Forumit Global të Grave Lidere, forum ky i cili mbahet çdo vit në Reykjavik të Islandës.
Një forum i tillë i cili është i larmishëm, ka për qëllim të bëj bashkë gra nga udhëheqëse nga e gjithë bota, të cilat së bashku vënë theksin e diskutimit të tyre mbi rëndësinë e fuqizimit të gruas në pozita të qeverisjes, dhe në pozitën e gruas në shoqërinë e përgjithshme.
Gjatë bisedave dhe diskutimeve të rëndësishme që u zhvilluan në këtë forum, kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjakovës Arbënesha Kuqi, dhe drejtoresha e DKRS në Gjakovë Adea Roka Pylla, me praninë e tyre në këtë forum patën mundësi të jenë zëri i shumë grave të Kosovës, dhe në këtë mënyrë të ndërtojnë ura bashkëpunimi me shumë gra të suksesshme të botës. /Telegrafi/