Site icon Telegrafi

Dhunuesit u dënuan, a do të dënohen porositësit dhe organizatorët e 27 prillit?

Të amnistuar, në arrati ose me imunitet. Opinioni është i mendimit se një pjesë e personave kyç përgjegjës për ngjarjet e 27 prillit dhe dhunës në Kuvend janë ende në liri dhe se është e mundur që të mos thirren për përgjegjësi apo të dënohet për rolin e tyre në këto ngjarje.

Me vendimin e ditës së premte autorët e dhunës është i kënaqur të paktën në këtë drejtim, por ene ka shumë për t’u bërë. Avokati Vanço Mitev beson se procesi do të përfundojë kur do të mbarojë gjykimi kundër organizatorëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se megjithatë shumë njerëz do të ikin nga përgjegjësia për rolin e tyre që e kanë pasur në hyrjen e dhunshme në Kuvend dhe kanë nisur zbatimin e dhunës.

Hetimi për organizatorët e dhunës në Kuvend vijon ndërsa të dyshuarit janë Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Trajko Veljanovski, Spiro Ristovski dhe Nikolla Boshkovshki. Zyrtarisht nga prokuroria deklaruan se ende po punojnë në dëshmi të reja dhe se do ta njoftojnë opinionin për hetimin.

Javën e ardhshme i skadon paraburgimi 30 ditor që iu shqiptua Mile Janakieskit dhe Spiro Ristevski. Imuniteti i deputetit të ish Kreut të Kuvendit dhe deputetit të tashëm Trajko Veljanovski nuk është marrë ndërsapër Gruevskin dhe Boshkovskin të cilët është caktuar fletarrest tjetër ndërkombëtar./Telegrafi/

Exit mobile version