KOMUNIKATË
Kryesia aktuale e Klubit, pas ripërtëritjes së saj që është bërë para më shumë se dy muaj, përkundër problemeve që i ka pasur me largimin e një numri shumë të madh të futbollistëve, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarvajtjen e punëve në Klub dhe fillim të mbar të kampionatit.
Gjatë kësaj periudhe kryesia e klubit ka arritur që të organizoi në mënyrë të mirëfilltë shkollën e futbollit të Klubit për të cilën tash ka mjaft interesim tek të rinjtë duke ofruar profesionalizëm bazur në program të mirëfillt të punës me grup mosha të reja, duke ofruar rreth klubit njerëz profesional dhe të dëshmuar.
Edhe përkundër vështirësive është arritur që të komponohet një ekip shumë i ri për nga mosha por shumë prespektiv qe me ndihmen e shtabit teknik dhe fal punës së tyre shume profesionale për gati tre muaj është arritur që të krijohet nje ekip konkurues i cili me sukses do të arrijë të prezentohet në këtë rang garash duke qenë njëri nga pretendentet kryesor per titullin kampion. Kjo arritje nuk ka qenë aspak e lehtë pasi që siq dihet klubi ka pësuar shumë ndryshime nga ekipi bazë, por me punë, përkushtim dhe angazhim të të gjithëve, lojëtarëve në rend të parë, shtabit teknik, punëtorëve sportivë, kryesise me dëshirën më të madhe për sukses drejt qellimit të përbashket është krijuar një atmosferë pune e cila për fatin e keq i cili po e percjellë këtë klub me traditë për shumë vite në munges të zgjidhjes së qështjes financiare është zbehur dhe e ka sjellë prap në një situatë nga e cila është vështirë të dilet pasi që po mungon interesimi dhe gadishmeria për të ndihmuar klubin nga të gjitha anët.
Si kryesi besojmë se ja kemi arritur që ti përmbushim të gjitha obligimet gjatë fazes pregaditore si dhe atyre rreth organizmit te ndeshjeve miqësore por edhe atyre kampionale te gjitha këto duke ju falendeuar disa nga anëtarëve te kryesise, lojëtarëve dhe shtabit teknik dhe futbollisti të njohur G.Xhaka i cili ka mbeshtetur klubin me rekuzita sportive për lojëtarët(ndresa dhe topa).
Si dashamir të klubit, tifoz, për shume vite jemi munduar që në forma të ndryshme të ndihmojm klubin andaj edhe kësaj rradhe jemi munduar që të shprehim vullnetin tonë duke u inkuadruar në struktura të klubit më qëllim të organizmit të mirëfillt të tijë duke u mbeshtetur edhe ne përkrahjen e vazhdueshme të deritashme të strukturave komunale por edhe të subjekteve ekonomike.
Meqenëse gjatë kësaj periudhe si kryesi nuk kemi arritur që të sigurojm mjete të mjaftueshme për të përmbyllur obligimet e duhura jo pse nuk kemi ditur por nuk kemi mundur në mungesë të përkrahjes nga të gjitha anët përfshier strukturat komunale dhe subjekte ekonomike edhe perkundër premtimeve të shumta që kemi pasur në fillim të marrjes së mandatit, Kryesia e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi” të Gjakovës në mbledhjen e datës 10.09.2015, ka vendosur që të jep DORËHEQJE TË PAREVOKUESHME.
Me këtë vendim tonin dëshirojmë të njoftojmë opinionin, zyrtarët komunal të sportit dhe strukturat e tjera komunale në Gjakovë, duke shfytëzuar njëherit rastin të falenderojmë të gjithë anëtarët e klubit përfshir shtabin teknik, lojtarët dhe punëtorët sportiv për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe duke ju dëshiruar suksese ne rrugëtimin e tyre drejt rikthimit në Superligen e Kosovës.