LAJMI I FUNDIT:

Kryenin marrëdhënie seksuale dhjetë herë në javë: Ish-partnerja zbulon se si Boateng lëndohej shpesh në fushë

Kryenin marrëdhënie seksuale dhjetë herë në javë: Ish-partnerja zbulon se si Boateng lëndohej shpesh në fushë

Kevin-Prince Boateng  u lëndua shpesh sepse ai bënte “seks shtatë deri në dhjetë herë në javë”, sipas ish-bashkëshortes, Melissa Satta.

Mesfushori veteran, i cili aktualisht është në periudhën e tij të dytë me Hertha Berlin, është rrënuar nga lëndimet gjatë gjithë karrierës së tij si lojtar.


Boateng ka luajtur për klube si  Tottenham, Portsmouth, Milan dhe Barcelona, ​​si dhe ka përfaqësuar Ganën në skenën ndërkombëtare.

Mësohet arsyeja se përse Icardi po dështon në karrierë: Argjentinasi bën seks 12 herë në ditë me Wanda Naran
Lexo po ashtu Mësohet arsyeja se përse Icardi po dështon në karrierë: Argjentinasi bën seks 12 herë në ditë me Wanda Naran

Melissa dhe lojtari i Hertha Berlin hynë në një lidhje në vitin 2011 dhe patën një djalë së bashku, tetë vjeçarin Maddox Prince, dhe dyshja u martuan në vitin 2016.

Boateng dhe prezantuesja 36-vjeçare italiane fillimisht u ndanë në vitin 2019 përpara se të rindiznin lidhjen e tyre, por martesa e tyre mori fund në fund të vitit 2020.

Megjithatë, Melissa bëri një pretendim që të ngrejë vetullat kur sugjeroi që skenat e saj të nxehta me Boateng  i shkaktuan lëndime atij në fushë.

“Arsyeja pse Kevin lëndohet kaq shpesh është sepse ne bëjmë seks shtatë deri në dhjetë herë në javë”, deklaroi ajo në vitin 2012.

“E urrej paralojën, dua të shkoj drejt e në të. Preferoj të jem në krye që të kem kontroll”.

Ish-gruaja e Boateng më vonë pranoi se ishte penduar që bëri komentet rreth marrëdhënies së saj seksuale që përfshinin ish-reprezentuesin e Ganës.

Melissa këmbënguli se jeta e saj seksuale me Boateng nuk e bëri atë një “nimfomane”, me mahnitësen brune që pretendonte se komentet e saj u kthyen në një sagë “vorbulle”.

“Nuk mund ta besoni se në çfarë vorbulle përfundova”, shtoi ajo për Gazzetta dello Sport. “Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për atë që thoni në futboll, veçanërisht kur bëhet fjalë për seksin”.

“Vetëm sepse bëjmë seks kaq shpesh nuk më bën nimfomane”.

Boateng dhe Melissa njoftuan divorcin e tyre në mediat sociale në vitin 2020, me ish-yllin e Milanit që konfirmoi se vendimi ishte në “respekt të plotë të pozicioneve të njëri-tjetrit”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori