LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri britanik Boris Johnson në “fazën e hershme të rimëkëmbjes”

Kryeministri britanik Boris Johnson në “fazën e hershme të rimëkëmbjes”
MILTON KEYNES, ENGLAND - OCTOBER 25: British Prime Minister Boris Johnson during his visit to Middleton Primary School on October 25, 2019 in Milton Keynes, United Kingdom. (Photo by Paul Grover - WPA Pool/Getty Images)

Ekipi i kryeministrit britanik, Boris Johnson sapo përfundoi një konferencë me gazetarët në Mbretërinë e Bashkuar, duke dhënë detaje për shëndetin e shefit të tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Johnson u dërgua në spital të dielën 10 ditë pasi tregoi simptoma të coronavirusit, ndërsa u transferua në kujdes intensiv të hënën.


Mirëpo, thuhet se ai u kthye dje në repart dhe zëdhënësi i tij ka thënë se kryeministri Johnson është në gjendje të mirë shëndetësore, madje ka falënderuar stafin e Spitalit St. Thomas kur doli nga ICU.

“Kryeministri është kthyer në repart, dhe po vazhdon shërimin e tij që është në fazë të hershme”, tha zëdhënësi.

“Ai vazhdon të jetë në disponim shumë të mirë”, ka shtuar ai.

Downing Street nuk ka dhënë detaje se kur do të kthehet Johnson në punë, duke thënë se kjo do të monitorohet nga ekipi i tij mjekësor. /Telegrafi/