LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Prishtina’: Nuk ka fryrje të faturave të ujit dhe as ngritje të çmimit

KRU ‘Prishtina’: Nuk ka fryrje të faturave të ujit dhe as ngritje të çmimit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka sqaruar se pavarësisht rritjes së konsumit nuk ka fryrje të faturave të ujit e as ngritje të çmimit.

Përmes një njoftimi, kjo kompani ka bërë thirrje që të paguhen faturat pasi që është e vetmja formë që kjo kompani mundet të mbijetojë.


“Ujësjellësi i Prishtinës nuk ka fryre faturat e ujit në asnjë muaj. Ujësjellësi, në asnjë mënyrë nuk e ka shfrytëzuar pandeminë për t’i ‘plaqkitur’ qytetarët (siç kanë potencuar disa banorë të një hyrje banesore në lagjen ‘Lakrishte’ në njërën nga gazetat/portalet). Ata kishin potencuar se shumica e tyre nuk kanë ujëmatës individual dhe faturimi bëhet me ujëmatësin e përbashkët. Ua kujtojmë se, tarifat për shërbimin me ujë e kanalizim, përcaktohen nga Autoriteti Rregullator i Ujit ARRU, me ç’rast nuk ka ngritje të çmimit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Debate Center dhe Telegrafi kanë realizuar një dokumentar për qasjen në ujë të pijshëm, për mungesën e ujit dhe cilësinë e tij. /Telegrafi/