Gjatë ditës së sotme Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka bërë të ditur që ka filluar një aksion shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të grumbulluara dhe nuk kanë kryer obligimet ndaj KRU “Gjakova”.
KRU “Gjakova” ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer 30 shkyçje, duke përfshirë këtu biznese, si dhe amvisëri, ku përveç ditës së sotme është bërë e ditur se një aksion i tillë do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim në të gjithë zonën ku operon kjo kompani: Gjakovë, Rahovec dhe Prizren.
Tutje KRU “Gjakova” u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kryejnë pagesat sa më parë ose të ri-programojnë borxhin e tyre me këste, në kundërtën kjo kompani është e obliguar që të aplikojë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit. /Telegrafi/