Por, një ditë ndodhi e kundërta: kur krokodili mbylli gojën dhe ia kafshoi dorën. E, ky nuk ishte problemi i vetëm i Jason McDonaldit, sepse krokodilët pasi e kafshojnë prenë, nuk e hapin nofullën derisa të këpusin copën e mishit.

Mbi shpinë të krokodilit është ulur edhe e dashura e McDolnald, në mënyrë që kafsha të mos rrotullohet, siç bën zakonisht derisa e copëton prenë, transmeton Telegrafi.


Me mjete të ndryshme janë munduar të hapin gojën e bishës, derisa me shumë zor ia dalin pas dhjetë minutave.

Ngjarja që ka ndodhur në Gator Farm që ndodhet në Mosca të Kolorados, e ka lënë stërvitësin e krokodilëve me kafshime disa të thella në duar. /Telegrafi/