LAJMI I FUNDIT:

Kroacia regjistron 74 të vdekur dhe mbi 1800 raste të reja me coronavirus

Kroacia regjistron 74 të vdekur dhe mbi 1800 raste të reja me coronavirus

Në 24 orët e fundit, 1,830 raste të reja të infeksionit me coronavirus u regjistruan në Kroaci dhe numri i rasteve aktive është gjithsej 21,457.

Gjithashtu është bërë e ditur se brenda një dite kanë vdekur 74 pacientë, raporton index.hr.


Janë 2,358 pacientë në trajtim spitalor, nga të cilët 255 janë në aparate për frymëmarrje, transmeton Telegrafi.

Që nga fillimi i epidemisë, një total prej 128,442 raste të infeksionit janë regjistruar në Kroaci.

Theksojmë se 1,786 njerëz ndërruan jetë dhe gjithsej 105,199 njerëz u shëruan, nga të cilët 3,361 në 24 orët e fundit.

Tani janë 46,802 njerëz në vet-izolim. Deri më tani, një total prej 749,346 njerëz janë testuar, nga të cilët 5,027 në 24 orët e fundit. /Telegrafi/