LAJMI I FUNDIT:

Krimet e luftës do të kenë një adresë institucionale

Krimet e luftës do të kenë një adresë institucionale

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi u të hënën me anëtarët e Bordit të Institutit për Hulumtime të Krimeve të Luftës. Në këtë takim u bë inaugurimi i Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, i cili do të bëjë prezantimin dhe publikimin e krimeve të luftës.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar për mënyrën më të mirë për angazhim maksimal rreth të vërtetës shkencore dhe profesionale për krimet e luftës.

Zëvendëskryeministri Kuçi vlerësoi se argumentimi i gjenocidit duhet të bëhet larg politikës dhe në mënyrën më profesionale, duke theksuar se “ndjehet i bindur që argumentet tona, e drejta jonë e luftës dhe vuajtjet tona deri në shkallë të gjenocidit, do të argumentohen në mënyrën më të mirë profesionale dhe politika nuk do të jetë pengesë për trajtimin e tyre, përkundrazi do të jetë një mbështetje e plotë që e vërteta shkencore, do t’i ndihmojë edhe politikës, por edhe qasjes sonë, jo vetëm për sot, por edhe për të ardhmen dhe gjeneratat që do të vijnë”.


Ndërkaq, drejtori i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, Zejnullah Gruda, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen dhe ndihmën e dhënë nga Qeveria e Kosovës, në themelimin e këtij instituti, duke vlerësuar se duhet punuar për të bërë hapin e parë drejt kërkim faljes dhe jo për të nxitur urreje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori