Kreu i kundërzbulimit të ushtrisë ukrainase, Kyrylo Budanov, ka deklaruar se beson që Vladimir Putin i ka të paktën tri sozi.

E pretendime të tilla kanë dhënë edhe krerët e lartë të inteligjencës së vendeve perëndimore, ku në disa raste thanë se Putin shpesh gjatë paraqitjeve publike i dërgon sozitë e tij, transmeton Telegrafi.

Dyshimet se Putin shmang paraqitjet e shpeshta televizive janë dëshmuar në video të shumta, ku lëvizjet e pazakonta “të liderit rus” janë vërejtur gjatë takimeve me politikanë të ndryshëm.

Madje ekspertët e gjuhës së trupit thonë se nuk bëhet fjalë për Putinin e vërtetë. E kjo dëshmon edhe një herë se Putin ka probleme shëndetësore dhe shpesh në pamundësi për të marrë pjesë në takime, dërgon sozitë e tij.

Reklama
Reklama

Megjithatë Budanov tha se beson që Putin i ka të paktën tri sozi, që i dërgon në takime të caktuara – varësisht se cila është agjenda. /Telegrafi/