LAJMI I FUNDIT:

Kreu i SHISH-it në seancë dëgjimore para deputetëve

Kreu i SHISH-it në seancë dëgjimore para deputetëve

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Visho Ajazi do të raportojë të mërkurën në Komisionin e Sigurisë. Ky lajm u bë i ditur nga Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

Braho ka theksuar se, në rast se SHISH ka bërë përgjime në kundërshtim me ligjin do të merren masa drastike, pasi është shkelur rëndë ligji. “Nuk kam dijeni që SHISH ka dhënë urdhër për përgjime, përfshirë edhe mua”, tha Braho.

“Nuk di gjë që SHISH-i ka urdhër për përgjime, nuk di gjë që unë përgjohem. Dhe po ju them se nuk ka bir nëne që të më përgjojë mua”, tha Braho.

“Nëse përgjimet janë bërë në kundërshtim me rregullat që përcakton ligji i veprimtarisë së SHISH-it do të merren masa drastike, sepse është shkelur rëndë ligji”, theksoi Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Duke shpjeguar masat që mund të merren nëse ka pasur shkelje të ligjit nga drejtuesit e SHISH-it, Braho tha se personat që kanë urdhëruar përgjime të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale. I pyetur nëse do të mblidhet komisioni për situatën e shpërthimeve me tritol, Braho tha se ”Komisioni nuk merret me shpërthimet me tritol, sepse me shpërthimet me tritol merret opozita”

Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror emërohet nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit (Kushtetuta, neni 92). Ndërsa ligji për funksionimin e SHISH-it (neni 5) parashikon që drejtori dhe zëvendësdrejtori i tij emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Kryeministrit.

Raportimi vjen me kërkesë të PD-së, pas akuzave të ngritura nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tahiri ka akuzuar SHISH-in se nuk ka dhënë informacione në lidhje me rastet e shpërthimeve me eksploziv.

“Të mërkurën është parashikuar të raportojë kreu i SHISH-it, i cili do flasë për raportin vjetor dhe mbi një problem të ngritur nga mediat në vend për emërimet në Shërbimin Informativ Shtetëror”, tha Braho, teksa theksoi se mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Ajazi do të raportojë me kërkesë të opozitës, në lidhje me denoncimet në media për përgjimet që janë kryer nga SHISH-i për drejtuesit e lartë të policisë, si dhe për akuzat e Tahirit në lidhje me shpërthimet me eksploziv. Përveç policisë, SHISH akuzohet se ka përgjuar edhe drejtues të lartë të tatimeve, doganave, drejtorë, prefektë dhe deputetë. /Shekull/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori