Kremlini sinjalizoi të martën se shefi i grupit famëkeq mercenar rus Wagner, Yegeny Prigozhin, mund të jetë cak i sulmeve në të ardhmen e afërt.

Reklama

Edhe pse flitet që Prigozhin ka nervozuar shumë zyrtarë nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit sa i përket luftës në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Prigozhin duhet të shqetësohet nga autoritetet në Kiev.

“Është një pyetje që duhet drejtuar shërbimeve inteligjente”, tha Peskov para gazetarëve, kur është pyetur për pretendimet se Prigozhin mund të jetë objektiv i sulmit vdekjeprurës.

Rusët pretendojnë se informacionin për përgatitjen e atentatit ndaj Prigozhinit e kanë marrë nga Vladimir Rogov, njëri prej eprorëve rusë në rajonin e Zaporizhzhia të Ukrainës.

Nuk i pëlqen e vërteta, shefi i Wagnerit: Të dënohen me burg raportimet negative të mediave për njerëzit e mi Nuk i pëlqen e vërteta, shefi i Wagnerit: Të dënohen me burg raportimet negative të mediave për njerëzit e mi
Reklama

“Njëra prej kërkesave që Zelensky ua ka parashtruar eprorëve të tij, ishte vrasja e shefit të Wagnerit”, tha Rogov para gazetarëve.

Reklama

Wagner ndryshe njihet si ushtria private e Vladimir Putinit, që aktivizohet sa herë që presidenti rus ka nevojë të kryhet ndonjë punë e pistë për të.

Ky grup famëkeq njihet për metodat më brutale të torturimit si dhe në njësitë e saj ka numër të madh të pjesëtarëve që dikur ishin burgosur nën akuzat për përdhunime, vrasje e kanibalizëm.

Muaj më parë ata publikuan një video ku shiheshin pjesëtarët e grupit mercenar rus duke goditur me çekiç në kokë një bashkëluftëtar të tyre, i cili kishte ndërruar anë – pra luftonte përkrah ukrainasve. /Telegrafi/

Reklama