LAJMI I FUNDIT:

Krejt sytë te burri me Bonton!

Krejt sytë te burri me Bonton!

Brendi i veshjes i cili ka filluar të bëj bujë, në vendin tonë dhe jo vetëm, është Bonton një brend elegant i cili tashmë ka filluar të bëhet zgjedhja e çdo kujt, e sidomos në këtë sezonë që dasmat dhe eventet e ndryshme nuk kanë fund.

Emri Bon Ton rrjedh nga frëngjishtja dhe do të thotë shoqëri e lartë e modës dhe sjellje etike apo diçka që konsiderohet si e saktë në modë. Bonton ofron gamë të gjerë te kostumeve elegante si dhe sportive për meshkuj të të gjitha moshave.

Përveç kostumeve, Bonton ofron po ashtu këpucë dhe ora me dizajne unike të brendeve botërore.

Bonton nisi si biznes i vogel familjar në vitin 1993, fillimisht me emërtime të ndryshme, deri në vitin 2016, ku edhe zyrtarisht u emërtua Bonton. Shtëpia e modës së meshkujve Bonton gjendet me lokacion në qendër të Prizrenit, në një hapësirë gjigante, moderne dhe komode të cilën mund ta vizitoni çdo ditë të javës dhe t’i shihni nga afër të gjitha koleksionet më të reja të kostumeve elegante dhe sportive të meshkujve.

Falë përvojës 29 vjeçare, Bon Ton pasqyron stil inovativ me çdo koleksion të ri. Bonton ka nisur një urë strategjike drejt së ardhmes për të çuar përpara historinë, stilin dhe sekretet e dizajnit unik. Qëllimi i Bonton është që gjithmonë të ofrojë opsionet më të mira për klientët dhe të tregojë korrektësi në çdo shitje.

Edhe pse Bonton ofron transport në tërë botën, synimi kryesor i Bonton është të zgjerojë veprimtarinë e saj në tërë rajonin, duke ju ofruar klientëve të vendeve të ndryshme mundësinë për të parë koleksionet nga afër.

Për këtë sezon të nxehtë dasmash, Bon Ton ka sjellë koleksionin më të ri të kostumeve për dasma të prezantuara në kampanjën “Sytë të Burri”, kampanjë kjo e cila ka për qëllim dhe fokus veshjen e burrit në dasma dhe ahengje tjera familjare. Kampanja ironizon me faktin që në dasma kryesisht i kushtohet rëndësi nuses dhe më pak burrit, ndërsa me Bonton, të gjithë i kanë sytë te burri. Me këtë kampanjë Bonton synon t’i bëjë meshkujt të ndihen në qendër të vëmendjes, të veshur me elegancë dhe klas, në ditën më të rëndësishme të tyre.

Koleksionet më të reja të Bonton mund t’i shihni edhe në faqet zyrtare të rrjeteve sociale të Bonton në Facebook dhe Instagram

Artikull i sponzorizuar