Sauna dhe hamami ofrojnë përfitime të ndryshme. Mirëqenien e kanë të përbashkët. Origjinën e kanë të ndryshme. Sauna vjen nga vendet nordike. Origjina e hamamit është nga Mesdheu.

Dallimi është te ndikimi që kanë në trupin e njeriut. Rituali i pastrimit në saunë ofron relaks, detoksifikim të trupit dhe lëkurës me ajër të nxehtë dhe të thatë.

Sauna është për ata që e duan relaksin dhe për sportistët. Ndihmon në përgatitjen e muskujve për ngarkesë dhe në trajtimin e traumave muskulore.

Kreativ Qeramika mundëson që Sauna dhe Hamami të jenë pjesë e këndit tuaj intim.

Hamami

Uji është shëndet. Avulli i hamamit qetëson trupin dhe mendjen. Lagështia e hamamit arrin deri 100% ndërsa temperatura nuk shkon mbi 48°C.

Përfitimet nga hamami

Shko në Hamam! Nuk është sharje, është bekim.

Hamami nuk i largon vetëm papastërtitë. Hamami është ritual i kombinimit të avullit, relaksit trupor dhe një gote çaji. Terapia e avullit e largon stresin, tensionin dhe toksinat nga trupi. I hap poret e lëkurës, rregullon qarkullimin e gjakut dhe e pastron frymëmarrjen.

Kreativ Qeramika: Hamami H

Shiko koleksionin

Shfrytëzimi i hamamit

Relaksi arrihet nga avulli i hamamit. Kurdoherë është koha për hamam. Para hamamit duhet pirë lëngje për t’u mos u dehidruar.

Seanca në hamam

Seanca zgjat 15-20 minuta. Pas shfrytëzimit të hamamit bëni dush të ftohtë. Lejoni trupin t’a ndjej ujin e ftohtë. Shtrihuni dhe pushoni për një çerek ore. Përsëriteni seancën edhe për një cikël. Para hyrjes në hamam duhet të hani diçka të lehtë. Evitoni hamamin në bark të thatë ose kur keni ngrënë shumë. Pas seancës konsumoni lëngje apo çaj bimor.

Kreativ Qeramika: Gjeneruesi i avullit Aquasteam

Shiko koleksionin

Sauna finlandeze

Finlandezët njëherë e ndërtojnë saunën pastaj shtëpinë. Sauna është banjo e ngrohtë terapeutike në kabinë druri. Temperatura deri në 100°C dhe lagështia e ulët deri ne 30% i relaksojnë muskujt dhe pastrojnë trupin.

Përfitimet nga sauna finlandeze

Në saunë lëkura i nxjerr toksinat e akumuluara. Sauna ndikon pozitivisht duke eliminuar tensionin dhe ankthin. Sauna dhe ushqimi i shëndetshëm e reduktojnë celulitin dhe rregullojnë metabolizmin. Përfitimi i dukshëm i saunës është rikthimi i elasticitetit të lëkurës.

Kreativ Qeramika: Sauna One S

Shiko koleksionin

Shfrytëzimi i saunës

Trupit i duhet kohë për t’u mësuar me saunën. Para saunës duhen pirë lëngje për t’u mos u dehidruar. Para seancës së saunës ndalohet konsumi i alkoholit.

Seanca në saunë

Seanca zgjat 5-8 minuta. Shtrihuni ose uluni me këmbë të përkulura në lartësinë e stolit. Në saunë rrini pa rroba ose të mbështjellë me peshqir. Në dy minutat e fundit qëndroni në pozicionin ulur me këmbë për tokë. Prisni dy minuta para se të zhyteni në ujë të ftohtë akull apo të bëni dush me ujë të ftohtë/ngrohtë. Fillimisht lagini këmbët, më pas trupin dhe në fund kokën.

Përsëriteni seancën edhe për një cikël 10 minutësh. Procesi i ftohjes duhet të zgjasë sa ai i ngrohjes. Në fund të çdo seance shtrihuni 10 minuta për të pushuar. Lejoni që presioni i gjakut të kthehet në normalitet. Para hyrjes në saunë duhet të hani diçka të lehtë. Evitoni saunën në bark të thatë ose kur keni ngrënë shumë. Pas seancës konsumoni lëngje apo çaj bimor.

Kreativ Qeramika: Sauna Sky

Shiko koleksionin

Pastrimi nga toksinat dhe metalet e rënda

Sauna mund të lehtësoj dhembjen nga migrena që ndodhë shkaku i presionit të enëve të gjakut.

Sauna përmes djersitjes i largon toksinat dhe metalet e rënda. Ndihmon në punën e veshkave. Nxehtësia në saunë i zgjeron poret, eliminon qelizat e vdekura të lëkurës. Lëkura fiton elasticitet dhe rinohet. Përmes rritjes së rrahjeve të zemrës sauna ndihmon edhe në humbje të peshës.

Relaksi është përftimi i menjëhershëm i saunës. Endorfinat e liruara nga truri përcjellin ndjenjën e mirëqenies. Sauna e lufton pagjumësinë duke e rritur përqëndrimin.

Terapi anti-stres me ujë dhe avull

Terapia me ujë dhe avull në hamam ka një ndikim të menjëhershëm pozitiv në trajtimin e stresit. Ky trajtim është një antidot ndaj tensionit të mbledhur në trup gjatë ditës. Ndjenja e mirëqenies e krijuar nga avulli i hamamit nuk kufizohet vetëm tek mendja por ndikon edhe në trup. Toksinat si kripa, alkooli, nikotina, kolesteroli, metalet e rënda largohen nga trupi gjatë qëndrimit në hamam.

Kombinimi i ujit dhe avullit i largon si me dorë reagimet e pakëndshme fiziologjike. Ndikimi i avullit vërehet në zgjerimin e enëve të gjakut duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut në trup. Krahas rigjenerimit të qelizave kombinimi ujë-avull ka efekt qetësues në problemet e lëkurës duke zvogëluar aknet dhe dermatitin.

Kreativ Qeramika ofron Hamame dhe Sauna profesionale të brendeve më të njohura botërore që shkojnë përtej standardit të zakonshëm.

Kërko të pazakonshmen tënde – blej online: www.kreativqeramika.com

Për më shumë, kontakto Kreativ Qeramika në Facebook apo në Instagram.