Site icon Telegrafi

Krasniqi takoi Xhaferin, biseduan për bashkëpunimin ndër-parlamentar

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndër-parlamentar  dhe për agresionin ushtarak rus në Ukrainë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se me Xhaferin kanë diskutuar për shumë tema që lidhin dy vendet tona, zhvillimet aktuale politike në vend, rajon, Evropë si dhe për rritjen e bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndër-parlamentar.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, për çka dy Kuvendet tona kanë miratuar tashmë edhe rezoluta konkrete”, ka thënë Krasniqi.

“Kryeparlamentarin Xhaferi e falënderova për mbështetjen e tij dhe të Maqedonisë së Veriut për Kosovën, veçanërisht në synimin tonë për anëtarësim në institucione e organizata ndërkombëtare”, k shkruar kreu i PDK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version