LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Rritja e shpejt e numrit të të infektuarve me COVID-19, sfidë e jona mbetet shtimi i shtretërve dhe numrit të mjekëve në ShSKUK

Krasniqi: Rritja e shpejt e numrit të të infektuarve me COVID-19, sfidë e jona mbetet shtimi i shtretërve dhe numrit të mjekëve në ShSKUK

Ushtruesi i Detyrës në Shërbimin Spitalor Klinikë Universitar të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë se në tre javët e fundit ka rritje të shpejt të numrit të të infektuarëve me COVID-19 dhe se sfidë e tyre për momentin është shtimi i shtretërve për pacientët e infektuar, si dhe shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve.

Krasniqi theksoi se për momentin në Klinikën e Neurologjisë do të zgjerojnë kapacitetin e shtretërve me rreth 60 sosh.


“Tash e gjashtë muaj po ballafaqohemi me pandeminë në nivel të Kosovës. Sfidat janë ofrimi i shërbimeve sa më kualitative shëndetësore për të gjithë pacientët që kanë nevojë për këtë shërbim. Një sfidë tjetër po mbetet dhe krijimi i hapësirave të reja me shtretër si dhe riorganizimi i stafit shëndetësor, ndërkohë po mundohemi që mos ta harrojmë dhe të mos sakrifikojmë dhe pacientët me sëmundje të tjera sepse nuk janë të gjithë me COVID-19. Prandaj ne kemi marr vendim që në hapësirat e QKUK-së, këtë javë të fillojmë pranimin e pacientëve edhe në një pjesë të neurologjisë, konkretisht do të zgjerojmë kapacitetin e shtretërve me rreth 60 shtretër në Klinikën e neurologjisë, ku sipas nevojës kemi plane të tjera sipas hapësirave brenda QKUK-së”, ka thënë ai.

Krasniqi potencoi se në spitalet rajonale është duke ju ofruar shërbimi pacientëve të infektuar me COVID-19.

Ai tha se po synojnë që deri në fillim të javës së ardhshme të kenë rreth 700 shtretër në ShSKUK, përcjell Telegrafi.

“Një qasje tjetër që tashme kemi filluar ta zbatojmë është dhe religjionalizimi i pacientëve që d.m.th aty ku ka mundësi dhe hapësira, pacientët e qyteteve dhe regjioneve të caktuara të marrin shërbimet në spitalet e tyre. Edhe spitalet regjionale kanë filluar të marrin pacientë me COVID-19, në mënyrë që t’ia lehtësojnë punën dhe Klinikës Infektive, dhe të vijnë vetëm rastet e rënda. Synojmë që deri në fillim të javës së ardhshme të kemi rreth 700 shtretër në ShSKUK, dhe spitale regjionale”, ka thënë ai.

Ai po ashtu shtoi se  kanë shpërndarë rreth 50 mjek në klinikat e ashtuquajtura COVID-19.

“Kjo shkon në funksion të zbatimit të pikës 2 të Qeverisë, në shtimin të profesionistëve shëndetësor. Fillimisht kemi shpërnda 50 mjek në Klinikat e ashtuquajtura COVID-19, kryesisht në Klinikën e Pulmologjisë dhe Dermatologjisë të Infektives dhe në Klinikën e Emergjencës . Unë dje kam marr dhe një vendim tjetër, ku të gjithë fizioterapeutët i kanë shpërnda nëpër Klinika për të ju shërbyer edhe pacientëve, me këtë ngritët edhe shërbimi kualitativ i pacientëve, pasi këta pacient janë në shtrat dhe për momentin nuk mund të lëvizin vet dhe kanë nevojë dhe për një përkrahje edhe nga ana e fizioterapeutëve”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi u shpreh se në tre javët e fundit është një rritje e shpejt e numrit të të infektuarve në Kosovë.

“Jo vetëm anesteziolog na duhen shumë më shumë edhe mjek sidomos infermierë. Anesteziologëve ku kanë ardhur në ndihme dhe internistët. Po punojmë në atë mënyrë që të gjithë shërbimet të kryhen ndaj pacientëve. Në këto tri javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të numrit të madh të infektuarve dhe kjo po reflektohet dhe me kërkesa të hospitalizimeve të mëdha. Kam raportime të përditshme të pacientëve të shtruar dhe atyre që janë të dyshuar”, ka thënë ndër të tjera, infektologu Valbon Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori