LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Doli në shesh karakteri i të përgjuarve

Krasniqi: Doli në shesh karakteri i të përgjuarve

Kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, sërish ka reaguar ndaj telefonatave të përgjuara, të cilat, dy ditë më parë, janë shpërndarë nëpër rrjete sociale, respektivisht ndaj lakimi të emrit të tij në disa prej telefonatave në fjalë.

“Në jetën time politike, prapaskenat kurrë nuk kanë qenë as formë, as praktikë përbuzëse për punën e shokëve me të cilët kam bashkëpunuar e bashkëluftuar, me ata që jo pak na ka ndarë fija aq e hollë midis jetës dhe vdekjes”, është shprehur Krasniqi, në një deklaratë dërguar mediave.

“E ndiej për obligim t’i përgjigjem opinionit publik lidhur me përgjimet e publikuara në mediet e shkruara dhe elektronike, por edhe në rrjetet e shumta sociale, ku i apostrofuar dhe i sulmuar verbalisht, me një fjalor tejet primitiv jam edhe unë, Kryetari i Kuvendit të Kosovës. Në gjithë veprimtarinë time politike publike kam qenë transparent, i vendosur, i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. Kështu do të vazhdoj edhe në të ardhmen, pa marrë parasysh çka mendojnë rivalët apo kundërshtarët e mi politikë, qofshin ata edhe brendapërbrenda partisë sime – PDK-së”, ka thënë Krasniqi.


Ai ka potencuar se publikimi i përgjimeve telefonike, me emrat e personaliteteve të skenës politike të Kosovës, pa marrë parasysh a janë të vërteta apo të falsifikuara, kanë skandalizuar të gjithë ata që i kanë dëgjuar.

“Nëse janë të falsifikuara akterët e apostrofuar në këto biseda mund të ngrisin padi kundër falsifikatorëve. Ndërsa, nëse janë autentike, nuk habitem dhe skandalizohem, sepse jam i vetëdijshëm që bisedat private, jashtë kamerave dhe publikut nxjerrin në shesh karakteret e vërteta të tyre, sidomos të personaliteteve publike që kanë frustracione të shumta nga pamundësia që të imponojnë pikëpamjet e tyre në skenën publike. Unë nuk merrem as me njerëzit që falsifikojnë gjëra, as me bisedat private të personaliteteve publike, qoftë edhe në rastet kur dikush ua bën publike jetën private, nëse mund të jetë brenda kornizave të privacisë ajo që u dëgjua”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, gjatë jetës së tij politike 39-vjeçare është përpjekur të respektoj bashkëveprimtarët e bashkëmendimtarët, ka respektuar njerëzit me të cilët ka pasur mendime e qëllime të njëjta, por në të njëjtën kohë ka respektuar të gjitha mendimet ndryshe sepse ka qenë dhe është i vetëdijshëm se fryma e debatit dhe e tolerancës krijon një atmosferë të shëndetshme për demokracinë në Kosovë.

“Së këndejmi, rolin tim në jetën private përpiqem ta realizoj ndershmërisht, në përputhje me obligimet e mia si bashkëshort, baba, vëlla, shok e mik”, ka thënë Krasniqi, në deklaratën e tij shpërndarë mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori