Infektologu Valbon Krasniqi ka kërkuar nga besimtarët myslimanë që ashtu siç mësuan gjatë muajt Ramazan për besimin dhe durimin, të veprojnë edhe gjatë festës së Fitër Bajramit dhe të festojnë në shtëpi.

Krasniqi thotë se COVID-19 i ka ardhur fundi, por që kërkon edhe pak durim.

“Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku

Besimi dhe durimi, dy fjalët më të dëgjuara këtyre muajve, por edhe dy virtytet më të larta të trashëguara ndër breza, u dëshmuan se janë shtyllat më të forta të suksesit në jetë. Gjithçka e ka fillimin dhe fundin e vet. Edhe COVID-it i ka ardhur fundi.

Të festojmë këtë radhë në shtëpitë tona, që nesër të festojmë të gjithë së bashku.

Urime dhe me Fat Festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka thënë Krasniqi./Telegrafi/