LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Asociacioni nuk do duhej të ketë kompetenca ekzekutive

Krasniqi: Asociacioni nuk do duhej të ketë kompetenca ekzekutive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaroi të mërkurën se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është diçka e re, pasi sipas tij, ky asociacion është i paraparë edhe me pakon e Ahtisaarit.

Krasniqi këto komente i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Por, sipas kryeparlamentarit, kompetencat e Asociacionit duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.


Ai theksoi se duhet të shihet qëllimi i këtij organizimi, edhe pse sipas tij, ky asociacion nuk do të duhej të kishte kompetenca ekzekutive.
Krasniqi ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme në vend.

Ai ka vlerësuar se zgjedhjet e ardhshme në Kosovë duhet të organizohen nga vendorët. Sipas tij, institucionet dhe subjektet politike duhet të marrin përsipër përgjegjësinë që ju takon me Kushtetutë dhe ligj, por Krasniqi tha se duhet të ketë prezencë të ndërkombëtarëve për monitorimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori