LAJMI I FUNDIT:

Krahasim i rezultateve të zgjedhjeve komunale – kush janë fituesit e kush humbësit!

Krahasim i rezultateve të zgjedhjeve komunale – kush janë fituesit e kush humbësit!

Pas publikimit të rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet lokale – të raundit të dytë – të cilat u mbajtën gjatë ditës së djeshme në 19 komuna të Kosovës, disa parti politike kanë pësuar humbje e disa të tjera kanë arritur të fitojnë.

Partia Demokratike e Kosovës, derisa para këtyre zgjedhjeve udhëhiqte në shtatë komuna, por pas këtyre zgjedhjeve pritet të udhëheq me vetëm pesë të tilla.

Kjo parti, përcjell Telegrafi, derisa komunën e Prizrenit e ka udhëhequr për dy mandate, në këto zgjedhje, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së nuk është fituese, pasi më shumë vota ka fituar kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV).

PDK-ja gjithashtu ka humbur edhe një qytet tjetër, të cilin e kishte udhëhequr për tri mandate. Në këto zgjedhje Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë rikthimin e saj në komunën e Vushtrrisë.

PDK-ja gjithashtu ka humbur edhe komunën e Klinës dhe të Rahovecit, të fituar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Derisa PDK llogaritet si humbëse e këtyre zgjedhjeve, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për AAK-në.

Kjo parti, përveçse e ka rikthyer komunën e Gjakovës, të qeverisur për një mandat nga Mimoza Kusari-Lila, ka arritur të fitojë edhe në Obiliq, Rahovec, Suharekë, Klinë, Deçan, Junik.

Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përveçse ka vazhduar të udhëheq me Podujevën, Gjilanin, Istogun, Lipjanin, Vitinë, Fushë Kosovën, Pejën, ajo ka kthyer Vushtrrinë.

Gjithsesi, përcjell Telegrafi, kjo parti ka humbur në një nga komunat më të mëdha, Ferizajn, të rikthyer nga PDK-ja.

Lëvizja Vetëvendosje pos që ka bërë rikthimin e komunës së Prizrenit ajo do të qeverisë po ashtu edhe në Komunën e Kamenicës, të qeverisur më herët nga PDK-ja.

Kështu kjo parti, gjatë këtij mandati pritet të udhëheq, përveç Prizrenit dhe Kamenicës, edhe me Prishtinën.

Ndonëse KQZ ka procesuar 100 për qind numërimin e votave nga qendrat e votimit, pritet të numërohen edhe votat me kusht dhe ato me postë.

Përveç këtyre dy partive, me komunat në Kosovë pritet të udhëheqin edhe AKR dhe NISMA, Mitrovicë, përkatësisht Malishevë.

Dhe për fund, duhet përmendur edhe faktin se gjithashtu si fituese e këtyre zgjedhjeve mund të llogaritet edhe Lista Serbe, e cila pritet të udhëheq me nëntë komuna.

Më poshtë ua sjellim emrat e kryetarëve të cilët pritet që gjatë këtij mandati të udhëheqin me komunat e Kosovës:

Prishtinë: Shpend Ahmeti, Lëvizja Vetëvendosje

Gjakovë: Ardian Gjini, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Gjilan: Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Mitrovicë e Jugut: Agim Bahtiri, Aleanca Kosova e Re

Prizren: Mytahir Haskukaj, Lëvizja Vetëvendosje

Ferizaj: Agim Aliu, Partia Demokratike e Kosovës

Istog: Haki Rugova, Lidhja Demokratike e Kosovës

Obiliq: Xhafer Gashi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Podujevë: Agim Veliu, Lidhja Demokratike e Kosovës

Klinë: Zenun Elezaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Kaçanik: Besim Ilazi, Partia Demokratike e Kosovës

Kamenicë: Qëndron Kastrati, Lëvizja Vetëvendosje

Rahovec: Smajl Latifi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Shtime: Naim Ismajli, Partia Demokratike e Kosovës

Suharekë: Bali Muharremaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Vushtrri: Xhafer Tahiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Malishevë: Ragip Begaj, Nisma për Kosovën

Dragash: Shaban Shabani, Partia Demokratike e Kosovës

Kllokot: Strahinja Spasiq, Lista Serbe

Partesh: rivotim – Dragan Petkoviq, Lista Serbe

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së pa balotazh, garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri, Lidhja Demokratike e Kosovës

Deçan: Bashkim Ramosaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Fushë Kosovë: Burim Berisha, Lidhja Demokratike e Kosovës

Skenderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur

Drenas: Ramiz Lladrovci, Partia Demokratike e Kosovës

Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur

Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe

Leposaviç: Zoran Todiq nga Lista Serbe

Lipjan: Imri Ahmeti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Novobërdë: Svetislav Ivanoçiq, Lista Serbe

Shtërpcë: Bratislav Nikoliq, Lista Serbe

Viti: Sokol Haliti, Lidhja Demokratike e Kosovës

Zubin Potok: Stevan Vuloviq, Lista Serbe

Zveçan : Vuçina Jankoviq, Lista Serbe

Junik: Agron Kuqi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Mamushë: Abdulhadi Krasniq, Partia Demokratike Turke e Kosovës

Graçanicë: Srdjan Popoviq, Lista Serbe

Ranilug: Vladica Aritonoviq, Lista Serbe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori