Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani deklaroi se forcat e rendit u thirrën me kërkesë të Komisionit Zgjedhor Qendror për shmangien e incidenteve të mundshme që mund të shkaktonte procesi i çertifikimit të shpalljes së kreut të
ri të bashkisë së Tiranës.

"Forcat e rendit u thirrën me kërkesën tonë dhe tani do të marrim një vendim që të largohen nga ambjentet e brendshme dhe të jashtme të Komisionit Zgjedhor", tha ai.


Komisioni Qendror Zgjedhor vazhdoi të mërkurën shqyrtimin e kërkesave ankimore të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore të 8 majit. Deri tani nga 100 ankesa të depozituara në KQZ nga ana e subjekteve zgjedhore, janë shqyrtuar
rreth 60, raportoi BW./Telegrafi/