eksperti-banner

Si të votohet? Pas përfundimit të procedurave të legjitimimit në Vendvotim, votuesi do të pajiset me një Fletëvotim. Në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të shënjojë kutinë përbri emrit të subjektit politik. Pra, duhet të zgjedhni VETËM NJË SUBJEKTI POLITIK. Kurse, në anën e majtë të Fletëvotimit, votuesi, duhet të shënjojë MË SË SHUMTI 5 kandidatë për deputetë.

Një nga pyetjet e shpeshta e cila ka ardhë në adresë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka qenë: nëse vota e subjektit politik i llogaritet edhe liderit të subjektit politik?! Përgjigjja është e thjeshtë: Lideri i një subjekti politik është i barabartë në mesin e kandidatëve të tjerë që janë në garë për deputetë. Kjo do të thotë se vota e subjektit politik nuk është automatikisht votë edhe për liderin e subjektit politik, nëse nuk është shënjuar numri i liderit të subjektit politik. Pra, votuesi, nëse dëshiron që vota e tij t’i shkojë edhe liderit të subjektit politik, duhet që të shënjojë numrin e liderit të atij subjekti politik. /Telegrafi/