Kovaçevski: Terminali i gazit në Aleksandropoli është ngjarje historike për rajonin
Rëndësinë e terminalit të ri të gazit të lëngshëm natyror (LNG) në Aleksandrupoli për pavarësinë energjetike, çlirimin nga gazi rus dhe diversifikimin e burimeve, e theksuan kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Greqisë dhe Bullgarisë, Dimitar Kovaçevski. Kirjakos Micotakis dhe Kiril Petkov, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kreu i Këshillit Evropian, Sharll Mishell, gjatë ceremonisë solemne në qytetin grek, me rastin e fillimit të ndërtimit të terminalit të LNG.
Menjëherë pas fjalimeve përshëndetëse, kryeministrat e Bullgarisë dhe Greqisë nënshkruan Marrëveshjen për fillimin e realizimit të projektit.
Në fjalimin e tij, kryeministri Kovaçevski tha se “kjo është një ngjarje historike për vendet e rajonit në fushën e energjetikës” dhe është një projekt për “pavarësi afatgjatë energjetike për furnizim të qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm me gaz natyror të lëngshëm në kohë jashtëzakonisht kritike”.
Ai shtoi se shfrytëzimi i burimeve të reja të energjisë dhe zëvendësimi i qymyrit me gaz janë interesat tona më të rëndësishme strategjike.
Kryeministri grek tha se prania e liderëve ballkanikë në këtë aktivitet përfaqëson unitetin e Ballkanit, por edhe se “gadishulli ynë mund të ketë vendin e tij në strategjinë e tranzicionit energjetik të të gjithë kontinentit”.
Micotakis theksoi se me këtë dhe projekte të tjera të planifikuara, gazi rus së shpejti mund të zëvendësohet nga burime të tjera dhe vende të veçanta mund të luajnë një rol kyç në hartën e re të energjisë.
Duke iu referuar pranisë së kryetarit të Këshillit Evropian Sharll Mishell, Micotakis tha se ajo “simbolizon dimensionin evropian të këtij projekti”, i cili ka “një gjurmë të rëndësishme gjeopolitike”.
Mishell nga ana e tij, tha se terminali i ri jo vetëm që do të ndihmonte me pavarësinë energjetike, por do të kontribuonte në qëllimet afatgjata të ndryshimeve klimatike, ndërsa ky projekt dërgoi një mesazh të qartë se ne e marrim fatin në duart tona.
“Ne nuk jemi ulur e flasim për autonomi strategjike, por jemi aktivë, të gjithë së bashku, me miqtë tanë nga Ballkani, duam të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët”, tha Mishel.
Kryeministri bullgar Petkov theksoi nevojën që vendet të punojnë së bashku, duke theksuar se “presioni ekonomik i Kremlinit ndaj Bullgarisë dhe Bashkimit Evropian nuk do të ketë sukses”. Duke përmendur ngjarjen e sotme si dëshmi për këtë, Ptekov shtoi se Greqia dhe Bullgaria, me mbështetjen e institucioneve evropiane, po vendosin themelet për një ndërlidhës ndërmjet dy vendeve që “do të ndryshojë hartën energjetike të Evropës”.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, foli për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë, duke theksuar se me mbështetjen e BE-së, vendet e rajonit do të mund t’i tejkalojnë të gjitha vështirësitë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Lajçak me post të ri nga shtatori
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia