Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve theksoi shteti ka plan dhe strategji për sigurimin e energjisë elektrike, por edhe transformim të gjelbër të vendit.

Kryeministri tha se kjo Qeveri është e përqendruar në ndryshime thelbësore në të gjitha segmentet, ndër të cilat edhe atë të energjisë.

“Me parashtrimin e kësaj pyetjeje që vjen nga një deputet i partisë nga radhët e pushtetit, partia lideri i së cilës jam unë, edhe një herë si Qeveri e konfirmojmë ndërgjegjësimin tonë të lartë për nevojën për t’u bërë ndryshime thelbësore me të cilat do të sigurojmë atë që është më e mirë për qytetarët dhe për shtetin është përparësi kryesore. Unë tashmë disa herë kam thënë publikisht, dhe këtu edhe një herë do ta përsëris nga foltorja parlamentare – me luftën në Ukrainë, prioritetet e shteteve kanë ndryshuar, jo vetëm tonat, por të gjithëve. Dhe tema e energjetikës është bërë një nga temat kryesore në të cilën është fokusuar e gjithë bota, pa të cilën nuk kalon asnjë takim, asnjë takim i liderëve të rajonit dhe BE-së”.

Reklama
Reklama

“Kjo luftë na detyroi të mendojmë për zgjidhje afatgjate për ballafaqim me krizën energjetike e cila vitin e kaluar i preku gjithë Evropën dhe botën, por edhe të diskutojmë për ato afatshkurtra me të cilat menaxhojmë me sukses krizën dhe pasigurinë energjetike”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se “kjo është mundësi e shkëlqyer për të shfrytëzuar burimet e energjisë së gjelbër me të cilat disponojnë vendet e Ballkanit, veçanërisht edhe vendi jonë, por në të njëjtën kohë edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar të gjithë rajonin si një forcë e re energjetike”.

Ai theksoi se goditja më e madhe për mosbalancimin në tregun e energjisë elektrike erdhi pas luftës që Rusia shpalli në Ukrainë.

Reklama

“Kështu që, në Evropë erdhi deri te mungesa e burimeve energjetike, dhe atë para së gjithash gazit, nga i cili varet si prodhimi i energjisë elektrike dhe furnizimi me energji elektrike. Nga një treg i energjisë elektrike që ishte stabil, tani kemi një treg jo stabil të energjisë elektrike që nuk ka sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike për vendet e Evropës dhe për këtë arsye çmimi i energjisë është kaq i lartë”, tha Kovaçevski./Telegrafi/

Reklama