LAJMI I FUNDIT:

Kostoja e vaksinave potenciale kundër COVID-19

Kostoja e vaksinave potenciale kundër COVID-19
Foto: Ilustrim

Derisa shumica e raportimeve lidhur me vaksinat potenciale kundër COVID-19 kanë fituar me të drejtë vëmendje lidhur me efikasitetin e tyre, shpërndarja e lehtë dhe kostoja e tyre janë një faktor tjetër kyç, shkruan statista.

Për shembull, vaksina nga Pfizer/BioNTech duhet të ruhet në minus 70 gradë celsius, derisa e Moderna mund të ruhet në frigoriferët standard në minus 20 gradë, e këto janë disa nga sfidat në shpërndarjen e tyre, transmeton Telegrafi.


Një dozë e vaksinës Moderna, do të jetë e disponueshme për 37 dollarë, derisa ajo e Pfizer dhe BioNtech ka bërë të ditur se do të kushtojë 2o dollarë.

Shumë qeveri kanë përdorur paratë e taksapaguesve për të blerë sasi të mëdha, me qëllim që t’ua shpërndajë qytetarëve vaksinat pa pagesë.

Por ky nuk është një opsion për të gjitha vendet, sidoqoftë vaksinat më të lira që vazhdojnë të ruhen në temperatura më të larta do të luajnë rol krucial në përfundimin e pandemisë.

Shpresa të mëdha ka vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, e cila është treguar efikase mbi 70 për qind në testet e kryera (e cila mund të rritet në 90 për qind varësisht nga doza).

Ajo mund të transportohet me frigoriferë standard dhe është shumë më e lirë sesa vaksinat tjera – ajo mund të blihet për vetëm 4 dollarë për një dozë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori