Pas disa grumbullimeve, Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve, të premten (nesër) do të fillojë me stërvitje intensive për Kampionatin Evropian, Divizioni C, që mbahet në Prizren nga 12 deri më 17 Korrik.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Valentin Spaqi ka ftuar 17 lojtarë për stërvitjen e së premtes nga ora 16:00 në Don Bosko. Më pas do të fillojnë me dy herë në ditë, për të qenë sa më të gatshëm për këtë kampionat, që është shumë i rëndësishëm, pasi zhvillohet në Kosovë. Lista më vonë do të shkurtohet në 12 lojtarë.
Në Evropianin e Divizionit C që do të mbahet në Kosovë do të garojnë tetë shtete që janë ndarë në dy grupe. Kosova U16 e meshkujve do të jetë në grup me Shqipërinë, San Marinon dhe Maltën, kurse në Grupin tjetër janë Andorra, Gjibraltari, Moldavia dhe Armenia. Kampionati zhvillohet 12 deri më 17 Korrik.
Lista e gjerë