LAJMI I FUNDIT:

“Kosova që duam” kërkon nga institucionet krijimin e një legjislacioni për menaxhimin e COVID-19

“Kosova që duam” kërkon nga institucionet krijimin e një legjislacioni për menaxhimin e COVID-19

Anëtarët e platformës “Kosova që duam”, lidhur me situatën dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19, kanë bërë thirrje publike për institucionet e Kosovës, që të krijojnë bazën e duhur ligjore për të mbështetur masat e nevojshme.

“Legjislacioni adekuat për menaxhimin e COVID-19 është nevojshëm për të menaxhuar situatën. Gjendja e tanishme krijon pasiguri që minon përpjekjet për implementimin e masave aktuale. Qytetarët meritojnë të kenë mbështetje ligjore dhe të veprojnë bazuar në Legjislacion i cili siguron shërbime dhe mbrojtje për të gjithë. Meqë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se nevojitet qartësim i mëtutjeshëm i mandatit të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria duhet që ta paraqet legjislacionin e nevojshëm për të lejuar transparencë të plotë për përgjigje ndaj COVID-19”, thuhet në deklaratën e tyre.


“Kosova që duam”, është platformë në të cilën organizatat e ndryshme të shoqërisë civile dhe qytetarët, me vullnet të lirë bashkëpunojnë dhe koordinohen për avokim të përbashkët dhe të fokusuar për: edukim për punësim dhe zhvillim, zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, aktivizem qytetar për qeverisje të mirë, politika të qëndrueshme dhe të drejta sociale dhe shëndetësore, që mundësojnë jetë dhe punë të dinjitetshme për çdo qytetar të Kosovës.

Deklarata e plotë:

Si iniciativë e shoqërisë civile që angazhohet për drejtësi sociale, liri dhe solidaritet në Kosovë, platformë Kosova që Duam, bën thirrje për hartimin e legjislacionit të nevojshëm nga qeveria aktuale, i cili do të mundësojë bazën e duhur ligjore, të nevojshme për masa efektive në luftën kundër COVID-19.

Platforma Kosova që duam, udhëhiqet nga parimi që qytetarët e Republikës së Kosovës kanë të drejta dhe detyrime. Qytetarët kanë të drejtë për përkrahje bazike në shumë aspekte të jetës si në edukim, siguri shoqërore, dhe një rrugëtim të qartë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Por, ata kanë edhe detyrime në formën e taksave dhe kontributeve për sistemin solidar. Gjatë muajve të fundit, shumica e qytetarëve kanë respektuar pjesën e tyre të detyrës, duke pranuar limitimin e të drejtave të tyre, si liria e lëvizjes dhe e drejta për të protestuar, në mënyrë që të zvogëlohet lakorja e shpërndarjes së mëtutjeshme të COVID-19.

Legjislacioni adekuat për menaxhimin e COVID-19 është nevojshëm për të menaxhuar situatën. Gjendja e tanishme krijon pasiguri që minon përpjekjet për implementimin e masave aktuale. Qytetarët meritojnë të kenë mbështetje ligjore dhe të veprojnë bazuar në Legjislacion i cili siguron shërbime dhe mbrojtje për të gjithë. Meqë Gjykata Kushtetuese ka deklaruar se nevojitet qartësim i mëtutjeshëm i mandatit të Ministrisë së Shëndetësisë, qeveria duhet që ta paraqet legjislacionin e nevojshëm për të lejuar transparencë të plotë për përgjigje ndaj COVID-19.
Përtej efektit direkt në shëndetin e qytetarëve të Kosovës, pandemia ka krijuar edhe krizë ekonomike për të cilën nevojitet aksion urgjent. Pasiguria aktuale shton një peshë të rëndë e të panevojshme për bizneset që edhe ashtu janë në vështirësi.

Kosova që duam thërret për një sistem efektiv dhe efikas të sigurimit shëndetësor dhe shoqëror i cili ofron shërbime të qasshme dhe të përballueshme nga të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në kohë si këto, kur qytetarëve u kërkohet që të respektojnë masat mbrojtëse të nevojshme për mbrojtjen e jetëve të tyre dhe familjeve të tyre, shteti duhet poashtu të respektojë përgjegjësitë e tij. Prandaj një ligj adekuat për luftimin e COVID-19 është i nevojshëm për të mundësuar një përgjigje efektive dhe transparente kundër pandemisë.

1. Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS
2. Instituti per Zhvillimin e Politikave Sociale – IZHPS
3. EduTASK
4. KEC-Kosovo Education Center
5. D4D-Democracy for Development
6. INDEP
7. GAP
8. BSPK – Bashkimi i Sindikatave të Pavaruara të Kosovës
9. Levizja FOL
10. Democracy Plus
11. KAMA
12. Oda Ekonomike Kosovare Gjermane
13. Debate Center
14. Qendra per Politika dhe Avokim – QPA
15. Kosha
16. Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë – PEN
17. Green Art Center Prishtina
18. Sindikata e Pavarur per Komunikacion e Lidhje e Republikes se Kosoves(SPKL)
19. Students Helping Life Kosova (SHL-Kosova)
20. Kongresi Kombëtar i të Rinjve të Kosovës ( NYC)
21. OJQ “Zana” Kline. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori