Të dhënat e investimeve të huaj në Kosovë, nga viti 2007 e deri më sot, flasin për rënien e investimeve nga shtetet ekonomikisht të fuqishme. Kriza globale financiare është një prej arsyeve kryesore që ka ndikuar në këtë, kjo vërehet edhe nga niveli dhe shuma e eksporteve, thotë për Telegrafin Valdrin Lluka, Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve.
“Megjithatë, bazuar në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit, në vitin 2012 janë regjistruar 600 biznese të huaja, ndërsa janë mbyllur vetëm katër të tilla. Kjo paraqet një rritje të ndjeshme të kompanive të huaja, gjë që mund të cilësohet si një sinjal pozitiv për ekonominë e Kosovës”, ka thënë Lluka.
Sipas tij, krahasuar me BE-në, numri i investimeve nga SHBA-të mbetet më i ultë. Sipas statistikave të ARBK-së, janë 133 kompani deri sot të regjistruara si kompani amerikane me kapital të huaj (amerikan) apo të përbashkët. Prej tyre 28 janë në sektorin e shërbimeve, 22 në sektorin e tregtisë, 20 në sektorin e prodhimit, 19 në ndërtimtari etj.
Lluka ka thënë Kosova është në fazën kur pret që Ligji i ri për Investimet e Huaja të jetë pjesë e rendit të ditës në Kuvend. Ligji i ri rregullon mbrojtjen, promovimin dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë . Po ashtu, rregullon nacionalizimin dhe eksproprijimin – në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare në këtë fushë, ndërsa parasheh edhe themelimin e Agjencisë për Zhvillimin dhe Promovimin e Sektorit Privat.
Furnizimi me energji elektrike mbetet ende një problem serioz që adresohet nga ana investitorëve te huaj. Ndërsa, arsyet tjera që i bëjnë investitorët e huaj të jenë hezitues për të investuar në Kosovë janë edhe procedurat burokratike në komuna dhe institucione, kamatat e larta të kredive bankare, mungesa e lehtësirave tatimore dhe stimulimeve financiare, si dhe mungesa e funksionimit të mirëfilltë të sistemit ligjor.
Kryetari i Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zekaj, thekson se Kosovës i mungojnë investimet e huaja, të firmave serioze, veçanërisht ato të ekonomisë kryesore në botë siç janë SHBA-të.
“Mungesa e investimeve të huaja është një shqetësim i vazhdueshëm të cilin jemi munduar ta adresojmë, e në këtë kontekst edhe mungesën e investimeve amerikane”, thotë Zekaj për Telegrafin.
Sipas tij, Kosovës, si shtet, i mungon një ofertë konkrete dhe atraktive për investitorët e huaj. “Ajo çfarë investitorët seriozë kërkojnë në vendet ku ata synojnë të investojnë është një ambient ku sundon ligji dhe ku rrjedhimisht investimet e tyre janë të sigurta”, thekson Zekaj.
Ai thotë se probleme për investitorët e huaj paraqesin procedurat burokratike në Kosovë, korrupsioni dhe efikasiteti jo i duhur i sistemit gjyqësor. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Si t’i japim vlerë partneritetit në biznes?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia