LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk mund të ketë ulëse në OKB pa thënë Serbia

Kosova nuk mund të ketë ulëse në OKB pa thënë Serbia

Ish-shefi i diplomacisë serbe dhe kryesuesi aktual i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremic ka thënë se Kosova “është larg nga OKB-ja”.

Sipas tij, nuk ka mënyrë që ajo t’i përafrohet OKB-së, “derisa për këtë nuk vendos Serbia”, ka thënë Jeremic për Televizonin publik serb (RTS).

Ku bëhet fjalë për krahasimin e Kosovës me Palestinën, e cila ka realizuar statusin e shtetit joanëtar–të vëzhguesit, Jeremic thekson se ky krahasim nuk ka justfikim, sepse AP e KB mori vendimin për Palestinën vetëm pasi për këtë vendosi Këshilli i Sigurimit, transmeton “Koha”.


“Do të ishte mirë sikur pa vendimin e KS të KB Prishtina ta provojë këtë, sepse kjo do të përfundonte në atë mënyrë që për 10 vjet do ta ‘shtynte’ shqyrtimin për këtë. Unë do të doja që ata të provojnë, sepse jam i sigurt se Prishtina atëherë seriozisht do t’i përkushtohej bisedimeve me Beogradin, sesa që po bën tani”, ka thënë Jeremic.

“Pavarësinë e Kosovës po e sforcojnë fuqitë botërore, por ne jemi përcaktuar për politikën e cila me rezolutën e re ka realizuar një kontinuitet dhe, për befasinë e shumëkujt, kjo shtetësi në hapësirë ndërkombëtare nuk është ringjallë”, ka thënë Jeremic.

Ai ndodhet në Beograd ku pritet të përjashtohet nga Partia Demokratike me të cilën është në konflikt për shkak se refuzon t’ia dorëzojë mandatin e deputetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori