Qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë jashtë vendit dhe u duhet testi nëse janë të sëmurë me sëmundjen COVID-19, nuk mund ta bëjnë një test të tillë në vendin e tyre.
Kjo u krijon atyre shumë probleme sepse shumë shtete e kërkojnë një test të tillë.
Ndërkohë, autoritetet e Kosovës i kërkojnë çdo qytetari që hyn në vend, testin që dëshmon se nuk është i prekur nga COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga coronavirusi), jo më të vjetër se katër ditë.
Nëse ata nuk kanë një test të tillë, atëherë duhet të vetizolohet për shtatë ditë.
Sipas infektologut Valbon Krasniqi, Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës përpos trajtimit të pacientëve me COVID-19, po ballafaqohet me fluks të qytetarëve që po e kërkojnë të bëjnë një test të tillë.
Sipas tij, kjo Klinikë i adreson të gjitha kërkesat e qytetarëve, mirëpo një vendim të tillë e merr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
“Përveç pacientëve që po i trajtojmë në Klinikën Infektive, e që për fat të mirë janë pak në numër, ne po ballafaqohemi edhe me kërkesa të shumta nga qytetarët për të bërë testin për COVID-19, pra me ata qytetarë që udhëtojnë në shtetet te të cilat kërkohet testi për COVID-19”, tha ai.
Teste vetëm për ata që udhëtojnë për shërim
Prej kur janë hapur kufijtë tokësorë të Kosovës, qytetarët kanë shprehur interesim të lëvizjes, por që një gjë të tillë po ua pamundëson
Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se prej kur janë hapur kufijtë tokësorë të Kosovës për qarkullim të lirë të qytetarëve , testi për COVID-19 u bëhet vetëm atyre që shkojnë për mjekim jashtë vendit si dhe shoqëruesve të tyre.
“Në diskutim ka edhe opsione te tjera si testimi t’u bëhet edhe atyre që mund të bëjnë një lloj bashkëpagese për këtë, por kjo mund te rezultojë në këtë fazë me shpenzimin e testeve te cilat Kosovës mund t’i duhen për një valë tjetër eventuale të COVID-19, pas një kohe”, tha Hoti.
Ai shtoi se ajo çfarë do të bëhet më tej rreth këtij procesi, do të vendosë Qeveria e re e Kosovës, bazuar ne rekomandimet e IKSHPK-së. Por, derisa të merret ndonjë vendim tjetër, mbetet ne fuqi ajo që deri tash është duke u zbatuar rreth testimeve për kosovarët që udhëtojnë në vende tjera, pra nuk mund t’u bëhen teste të tilla.
Të gjithë qytetarët e Kosovës ose të huaj që hyjnë në pikat kufitare, udhëzohen nga profesionistët shëndetësorë në pikat kufitare nëse duhet vetizoluar ose jo dhe kjo masë do të vazhdojë deri më 20 qershor, kur do të bëhet rivlerësim i situatës. /rel/Telegrafi
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën