LAJMI I FUNDIT:

Kosova merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi të Greqisë

Kosova merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi të Greqisë

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Greqi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit të tij atje, Kurti pritet të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të ndryshëm.


Forumi i parë Ekonomik Delphi u iniciua nën kujdesin e ish-presidentit Prokopis Pavlopoulos, më 25 shkurt 2016, në Qendrën Kulturore Evropiane në Delphi.

Që atëherë, Forumi konsiderohet si një ngjarje politike, sociale dhe financiare brenda rajonit më të gjerë me tërheqje ndërkombëtare.

Pjesëmarrës nga 32 vende dhe më shumë se 200 përfaqësues të medieve zakonisht bashkohen në takimet për çdo vit. /Telegrafi/