LAJMI I FUNDIT:

Kosova duhet të këmbëngulë në pikën 14

Kosova duhet të këmbëngulë në pikën 14

Pika 14 e draft marrëveshjes së propozuar nga Shefja e diplomacisë së BE-së, baroneshës Catherine Ashton po bëhet më e rëndësishmja në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Varianti i fundit i marrëveshjes pika 14 e së cilës thotë se palët nuk duhet të ndalojnë njëra tjetrën për anëtarësim nëpër organizatat ndërkombëtare, shkaktoi kundërshtimin e palës serbe dhe e çoi procesin në prag të dështimit. Më pas vetëm premtimi i baroneshës se do të mund të ndryshohet kjo pikë, bëri që pala serbe të ndryshojë mendje dhe të kthehet në tavolinën e bisedimeve.

Njohësi i zhvillimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka thënë për Telegrafin se vet pjesëmarrja e Kosovës në këto bisedime është bërë për të zbutur qëndrimet e shteteve që e kanë penguar anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.

“Prandaj, nuk ka dyshin që pika 14 është shumë e rëndësishme për Kosovën, prandaj nuk do të lëshojë pe në këtë drejtim. Serbia ka shumë më shumë nevojë për ta arritur marrëveshjen sesa Kosova, e cila ka qenë tepër konstruktive dhe i ka plotësuar parakushtet dhe nuk ka dyshim që do ta marrë datën për fillimin e negociatave për Stabilizim – Asociim”, ka thënë Muharremi.


Sipas tij, Serbia duhet të lëshojë pe nëse do të fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

Edhe analisti tjetër, Emrush Ujkani, ka deklaruar se çështja e është e rëndësishme për delegacionin e Kosovës që të këmbëngulë për variantin e fundit të propozimit të baroneshës Ashton për pikën 14, që ka të bëjë me anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

“Pala kosovare ka treguar një qasje shumë konstruktive gjatë procesit të bisedimeve dhe në njëfarë mënyre baronesha Ashton deshi që ta shpërblejë Kosovën duke futur këtë pikë të rëndësishme. Megjithatë, edhe nëse mbetet varianti i mëparshëm i kësaj pike, prapë është i dobishëm për vendin”, ka thënë Ujkani.

Sipas tij, pavarësisht se si do të jetë epilogu rreth kësaj pike, prapë se prapë zyrtarët evropianë janë të vendosur që t’ia bëjnë të ditur Serbisë se ajo do të detyrohet ta njohë realitetin e Kosovës së pavarur, që është njëra prej kushteve për integrimin e plotë në strukturat evropiane. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori