LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe shteti i Belizesë me memorandum për konsultime bilaterale

Kosova dhe shteti i Belizesë me memorandum për konsultime bilaterale

Në prani të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit të Belizesë, John Briceno, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, së bashku me homologun e saj nga Belize, Eamon Courtenay, kanë nënshkruar sot në New York një memorandum mirëkuptimi për konsultime bilaterale mes ministrive të Jashtme të të dy shteteve.

Sipas ministrisw, ky memorandum mirëkuptimi synon forcimin e bashkëpunimit bilateral në mes të dy shteteve në fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë edhe çështje të marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë.


Me këtë rast, ministrja Gërvalla ka theksuar se ky memorandum është edhe një hap më shumë drejt fuqizimit të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat do të vazhdojnë të thellohen edhe në fusha si ekonomia dhe kultura.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të vazhdojë partneritetin dhe miqësinë me Belizenë dhe nënshkrimi i këtij memorandumi është vetëm pikënisje e një bashkëpunimi që do të konkretizohet edhe në forma të tjera gjatë periudhës në vazhdim”, shtoi ndër të tjera ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori