Site icon Telegrafi

Kosova bëhet gati për t’u bërë antare e UEFA-s

Drejtuesit e FFK-së e informuan ministrin Shala rreth zhvillimeve në futbollin e Kosovës, dhe veçmas rreth procesit të ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar.

Po ashtu, drejtuesit e FFK-së e njoftuan ministrin Shala me takimet që kanë pasur këto ditë me drejtuesit e UEFA-s, dhe vendimin që në kongresin e ardhshëm, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, në krye me Mishel Platini, të ketë në rend të ditës votimin për pranimin e Kosovës në UEFA.

Ministri Shala shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Kosovës për të ndihmuar FFK-në këtë proces tepër të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

Po ashtu, ndërmjet ministrit Shala dhe drejtuesve të FFK-së, u bisedua për mundësinë e organizmit të një ndeshje futbolli mes përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Maltës. /Telegrafi/

Exit mobile version