Hava Maloku, është lindur dhe rritur në Prishtinë, Kosovë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, ajo ishte përfituese e bursës së plotë për të studiuar në Universitetin e Gracelandit në Lamoni, Iowa.

Ajo u diplomua në Administrim Biznesi dhe Biznes Ndërkombëtar ndërsa specializim dytësor e kishte teknologjinë e informacionit. Në vitin 2008 u shpërngul në San Francisko për të ndjekur studimet master i Administrimit të Biznesit.

Në këtë të fundit shërbeu si asistente e dekanit, ku përfitoi Bursën e Asociacionit të Femrave të Universitetit Amerikan. Pas përfundimit të masterit, ajo ka punuar për kompani të shumta në fushën e marketingut digjital, duke përfshirë Visa, Quinstreet (më pas IPO në vitin 2010), Adchemy (i blerë nga Walmart), Hotwire (pronë e Expedia), Legalzoom dhe më së fundi me LinkedIn.

Ajo punon si Menaxhere e Operacioneve të Marketingut në LinkedIn të San Franciscos.

Pikat e saj të forta përfshijnë Strategjia e Marketingut, Testim A/B, Search Engine Marketing (SEM), Paguaj per Klikim (PPC), Marketing Vizuel, Search Engine Optimization (SEO) dhe Marketing Emaili.

Kohët e fundit ka mbaruar edhe doktoraturën në fushën e marketingut në Universitetin e Golden Gate. Jeton në San Francisco me burrin dhe vajzën e saj.