LAJMI I FUNDIT:

Korabi Corporation në botën e ëmbëlsirave 

Korabi Corporation në botën e ëmbëlsirave 

Fundviti po afrohet dhe atmosfera e ngrohtë si në qytet e në shtëpi edhe këtë herë nuk po mungon. Dekorimet, dhuratat, dhe përgatitjet e tjera për ndërrimin e moteve veç se po vërehen në çdo cep të vendit. Siç është edhe shprehja – ëmbëlsira për fund, edhe ne, këtë fundvit kemi kthyer vëmendjen tek bota e ëmbëlsirave me Korabi Corporation.

Korabi Corporation ka një përvojë pune prej afro 3 dekadash tanimë në tregun e Kosovës. Përveç shitjes së lëndës së parë për prodhimin e furrave të bukës dhe pastiçerive, Korabi ofron edhe trajnime e certifikime për të rinjtë e interesuar për të ndjekur një karrierë si furrtarë/e dhe pastiçer/e. Ky trajnim aftëson kandidatët në gatimin e recetave të reja dhe unike, në metoda të avancuara gatimi, përmes trajnimit nga trajnues profesional me përvojë dhe karrierë të suksesshme.

Si distributor i shumë brendeve botërore për gatime të furrave të bukës dhe pastiçerive siç janë brendi Puratos, Pakmaya, Polen Food, Korabi ka njohuri dhe përvojë unike në treg rreth mundësive të zhvillimit në karrierë në botën e gatimi. Duke qenë në një pozitë të tillë, Korabi ka kohë që ka filluar edhe me ofrimin e trajnimeve që kanë për qëllim aftësimin a kandidatëve pa dallim për të gjetur vende pune, për të krijuar vendet e tyre të veta të punës, dhe për të kontribuar pozitivisht në komunitet.

Në trajnimet profesionale për furrtari, kandidatët mësojnë rreth përgatitjes së recetave moderne të bukëve dhe pjekurinave. Ndërsa në trajnimet profesionale në fushën e pastiçerisë, aftësohen për gatimin e ëmbëlsirave si dhe për dekorimet e ëmbëlsirave me fondant.

Kandidatët mund të jenë fillestar apo me përvojë pune, qëllimi është zhvillimi dhe përforcimi i aftësive të gatimit duke kaluar në të gjitha fazat e gatimit duke përdorur një mori produktesh bashkëkohore.

Për më shumë ide rreth gatimit dhe dekoreve të ëmbëlsirave për fundvit, ndiqni Korabi Corporation. Ndërsa për të mësuar më shumë rreth trajnimeve për furratar/e dhe pastiçeri/e, kontaktoni në info@korabi-ks.com.

Artikull i sponzorizuar