Kur të mbaron darka, por është mbrëmje e bukur dhe e këndshme, pse të hyni brenda nëse dëshironi të shoqëroheni edhe pak në kopshtin apo ballkonin tuaj? Nëse keni pak hapësirë të lirë të jashtme, atëherë jeni në vendin e duhur me mobilie të rehatshme.

Në JYSK ekzistojnë sete të ndryshme për kopsht të cilat ju shtojnë diçka më ndryshe hapësirës tuaj të jashtme. Mund të zgjidhni mes materialeve të ndryshme si ratani, poliratani, druri dhe hekuri. Para se të blini, mendoni se çka i përshtatet kopshtit tuaj dhe stilit tuaj personal dhe shikoni shembujt tonë me sete të shkëlqyeshme. Sigurisht do të gjeni të preferuarin tuaj.

Setet për kopsht nga ratani dhe poliratani

Në dispozicion edhe në natyrë dhe në version sintetik. Arrijnë në ngjyra të ndryshme dhe i japin pamje të madhërishme kopshtit tuaj. Shikoni këto dy sete të ndryshme në ambient të njëjtë. Paramendoni efektin të cilin e ka përzgjedhja e ngjyrës dhe përbërja ndaj pamjes vizuele të plotë. Cili është i preferuari juaj?

Ekzistojnë shumë sete me stil për përzgjedhje, prej të cilëve secili ka pamje të posaçme dhe rehati. Seti ynë FALKENBERG është përzgjedhje elegante për secilin kopsht. Shton stil dhe kualitet që nuk mund të matet me çmim.

Sete për kopsht nga metali dhe druri

Përzgjedhja e mobilieve për kopsht me përzierje nga druri dhe metali janë opsion bashkëkohorë i cili mund të krijon atmosferë moderne dhe boho në çfarëdo hapësirë të jashtme.

Karriget tona VALLESTRUP duken aq tërheqëse që të uleni, të relaksoheni dhe t’i kapni rrezet e diellit. Ndoshta do të kënaqeni edhe në këto karrige të vogla super të lehta, të mbushura me kujtime nga stili i mobilieve të viteve 1950. Plotësoni hapësirën me tavolinë të vogël, lëkurë artificiale qengji, fenerë dhe shijoni koktelin tuaj me shumë stil.

Ndjenjë e mahnitshme në kopshtin tuaj!

Pasi që mbaruat me ridekorim të kopshtit tuaj dhe dëshironi që vetëm të pushoni këmbët tuaja, mos harroni detajet: Shtesat të cilat i japin atmosferë hapësirës tuaj të re dhe të preferuar. Fenerë delikat, vazo me shumë stil, enë për zjarr dhe jastëk të butë të cilat do të transformojnë kopshtin e rehatshëm në vend unik me shumë karakter.

Klikoni këtu që të mund t’i shihni të gjitha produktet për kopsht