Site icon Telegrafi

Kontrata e re me Besën, futbollistin e bën me superveturë (Foto)

Besa llogaritet të jetë aktualisht nga klubet më stabile financiarisht në elitën e futbollit kosovar.

Transferimi i shumë futbollistëve që vlerësohen si nga më të shtrenjtit në futbollin vendor e dëshmon më së miri këtë.

Por, pejanëve nuk iu kushtuan vetëm transferimet, pasi pati edhe lojtarë me të cilët nënshkroi për vazhdimin e kontratës. I tillë është rasti me njërin nga sulmuesit më të mirë në vend, Kastriot Rexha.

Siç merr vesh Gazeta Sheshi, kushtet e ofruara nga Besa për sulmuesin kanë qenë të nivelit sa që Rexha ka investuar në një makinë superlukzose.

Ish-futbollisti i Prishtinës ka blerë një veturë të markës Audi shumë elegante.

Exit mobile version