LAJMI I FUNDIT:

Kontingjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, vendoset në Prishtinë

Kontingjenti gjerman i KFOR-it largohet nga Prizreni, vendoset në Prishtinë

Komandanti i Kontingjentit Gjerman të KFOR-it, nënkolonel Eric Offermann, ka bërë të ditur se ky kontingjent do të largohet së shpejti zyrtarisht nga Prizreni dhe deri në fund të këtij viti do të zhvendoset në Prishtinë ku do të vazhdojë të japë kontributin për një ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë.

Ushtarët gjermanë, në kuadër të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), këshillojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe i përkrahin ata në zhvillimin e saj, në proceset e brendshme dhe në bashkëpunimin me autoritete civile, thuhet në një komunikatë për media të KFOR-it.

Offermann falënderoi qytetarët e Kosovës në emër të të gjithë ushtarëve gjermanë, të cilët kanë shërbyer në Prizren që nga viti 1999. Ai theksoi me këtë rast veçanërisht mikpritjen, bashkëpunimin dhe përkrahjen pa rezervë.

“Ne jemi krenarë me të arriturat, të cilat kemi mundur t‘i arrijmë vetëm së bashku me popullatën vendase. Qyteti i Prizrenit shumë ushtarëve gjermanë do t’u mbetet gjithmonë në kujtimet më të mira. Ju uroj gjithë të mirat për të ardhmen“, tha nënkolonel Dr. Eric Offermann./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori