“Cigaret elektronike janë 95% më të sigurta se pirja tradicionale e duhanit”. Kështu ka raportuar Health Public England,  agjencia ekzekutive e Departamentit të Shëndetsisë dhe Kujdesit Social. Gjetjet, të publikuara në një përditësim të të dhënave, mbështesin përdorimin e e-cigareve si një mënyrë efektive për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Përditësimi i këtyre të dhënave ofron një vazhdim të hetimeve fillestare të kryera vitin e kaluar dhe shërben si një rishikim gjithëpërfshirës i të dhënave të përditësuara përpara prezantimit të legjislacionit të ri të cigareve elektronike të planifikuar për vitin e ardhshëm.

Ky hulumtim përfshinë edhe gjetje të tjera si:

Cigaret elektronike nuk paraqesin rrezik helmimi nga nikotina për përdoruesit, por lëngjet elektronike duhet të jenë në paketim “të paarritshëm nga fëmijët” Megjithëse konsumimi i vapes nuk është 100% i sigurt, shumica e kimikateve që shkaktojnë sëmundje të lidhura me pirjen e duhanit mungojnë dhe kimikatet e pranishme paraqesin rrezik të kufizuar. Vlerësimi më i mirë aktual është se përdorimi i cigareve elektronike është rreth 95% më pak i dëmshëm për shëndetin sesa pirja e duhanit.

Kësaj dukurie të përhapur në tërë botën nuk i ka shpëtuar as Kosova. Në Kosovë avullosja (vaping) po konsiderohet si një trend vazhdimisht në rritje. Kompani të ndryshme operojnë dhe ofrojnë shije dhe dizajne të ndryshme për konsumuesit e vapes. Një nga kompanitë lidere në treg e cila ka sjellur për konsumatorët kualitet botëror si nga shija gjithashtu edhe nga dizajni është Evapify Kosova. Crystal është një ndër brendet më të pëlqyera nga konsumatorët duke u konsideruar si revolucion në tregun kosovar.

Cigaret elektronike lëshojnë nivele të papërfillshme të nikotinës në ajrin e ambientit pa rreziqe shëndetësore të identifikuara për kalimtarët.

Ekziston një perceptim i pasaktë se cigaret elektronike janë po aq të dëmshme sa edhe cigaret tradicionale. Pas publikimit të raportit, Public Health England” ka sugjeruar që cigaret elektronike një ditë mund të jenë të disponueshme edhe në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar si një ndihmë e mundshme për të lënë duhanin.

Sidoqoftë Public Health England” kanë bërë një sërë propozimesh për hapat e ardhshëm për të siguruar që e-cigaret të mbeten të monitoruara siç duhet. Ata kanë sugjeruar  vazhdimin e monitorimit të të dhënave për konsumimin e cigareve elektronike, ndikimin shëndetësor dhe efektivitetin për lënien e duhanit ndërsa produktet dhe teknologjitë zhvillohen.