Site icon Telegrafi

Konsiderohej si vendi i vetëm në botë pa COVID-19, por jo më – në Antarktik 36 ushtarë kilianë rezultojnë pozitiv në testin e coronavirusit

Në Antarktik janë konfirmuar 36 raste me COVID-19, kështu që nuk ka ndonjë kontinent që coronavirusi nuk është prezent, shkruan The Guardian.

Raportohet se 36 kilianë në bazën ushtarake në Antarktik kanë rezultuar pozitiv në testin e COVID-19, që do të thotë se për këtë kontinent nuk mund të thuhet më që është pa ndonjë rast të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Sot është konfirmuar që 36 anëtarë të ushtrisë kiliane që janë duke qëndruar në bazën e tyre në Antarktik, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kjo bazë gjendet në pjesën më veriore të Antarktikut, megjithatë larg bazës së ushtrisë australiane që gjithashtu është e stacionuar në këtë vend. /Telegrafi/

Exit mobile version