LAJMI I FUNDIT:

Konfuzioni nga informatat e shumëfishta rreth COVID-19

Konfuzioni nga informatat e shumëfishta rreth COVID-19

Ditët e fundit jemi dëshmitar të rritjes së numrit të rasteve të infektuara me COVID-19. Zgjon vëmendje tendenca për injorimin e udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHP, institucionet varëse të tyre kompetente për menaxhimin e pandemisë

M.Sc. Besnik Kadriu
Psikolog Klinik/Psikoterapeut
044/434-324

Nga observimi i popullatës evidentohet një gatishmëri për të barazuar informatat jo kompetente me ato nga profesionistët kompetent të cilët me përkushtim po kontribuojnë në ruajtjen e shëndetit të popullatës. Në këtë rast krijohet konfuzion në vlerësimin e realitetit dhe në reagimin adekuat individual dhe social.

Perceptimi i saktë i realitetit është i rëndësishëm për shëndeti mendor. Por, në procesin e njohjes njeriu aplikon shumë mekanizma mbrojtës, strategji ballafaqimi, etj…, të cilat nuk janë të izoluara nga ndikimi i faktorëve social.

Në përballje me virusin që me të drejtë po quhet ‘armik i fshehtë’ është shumë me rëndësi pranimi dhe respektimi i udhëzimeve institucionale. Kjo është mënyra më produktive që proceset konjtive, emocionale, sjellje e secilit individ të vihen në shërbim të mirëqenies individuale dhe kontribuimit në parandalimin e përhapjes së virusit.

Për ndryshe janë të njohura shumë situata në të cilat individët i shmangin kufizimet e nevojshme, e humbasin sensin e përgjegjësisë individuale dhe bëhen të deindividualizar.

Askush nuk është i privuar nga momentet e ankthit. Por devijanca shfaqet atje ku kalohet masa e ankthit normal. Secili prej nesh mund të ndihet anksioz kur ballafaqohet me një situatë të re të pa njohur siç është pandemia.

Kjo na bën të kuptojmë se reagimet e popullatës sonë në ditët e para të fillimet të pandemisë të kuptohen si reagime të natyrshme dhe normale. Por, me kalimin e kohës elementet e ankthit zbehen si ka ndodhur edhe në Kosovë duke i hapur rrugë një gjendje disponimi të ngazëllyer e cila tek individi shkakton nënvlerësim të rrezikut, mbivlerësim të vetës, qëndrime të reja dhe prirje që të pranojnë informata nga burime jokompetente por që janë në linjë me disponimin e tyre.

Gjendja jonë shpirtërore ndikon më pak në procesin automatik të të menduarit dhe më tepër në gjykimet e sforcuara, që mbartin shumë vëmendje dhe përpjekje.

Qëndrimi dhe sjellja ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes së psikologjisë. Qëndrimet nuk drejtojnë vetëm procesin e informacionit, por pretendohet se ato drejtojnë edhe sjelljen.

Secili nga ne mund të ndryshojë sjelljen e tij për t’u përshtatur me këtë normë sociale shumë të rëndësishme.

Rregullat dhe masat e promovuara nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHP të pranohen nga shoqëria në mënyrë unanime, të ndjejmë peshën e përgjegjësisë dhe të ndërmarrim veprimet e domosdoshme që na takojnë në ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies individuale dhe sociale. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori