Videoja e frikshme tregon një shkëmbim zjarri në një parking në pistën e garave në Ohio ku mbeti i vrarë një kalimtar i rastit i cili po bëhej gati të ikte me makinën e tij pas një dite argëtimi.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Luis Cuevas, 33-vjeçar, u qëllua për vdekje dhe katër të tjerë u plagosën në Dragway 42 të dielën, kur një burrë që shkaktoi një debat duke vozitur pa kujdes në parking, hapi zjarr dhe një pronar i licencuar i armëve qëlloi si kundërpërgjigje, thanë policët dhe raportet.
“Për fat të keq gjërat morën një kthesë për të keqen dhe Luis u qëllua disa herë; si një kalimtar i rastit ai thjesht donte të mbushte makinën për të shkuar në shtëpi”, shkroi mbesa e Cuevas, Abigail Pietri në një faqe për mbledhjen e fondeve.
Përleshja shpërtheu pasi një shofer i dehur në një kamion bëri ‘drift’ në zhavorr, duke flakur guralecët mbi njerëzit dhe automjetet pas një ngjarje në rrugën e Qarkut Wayne, thanë policët.
“Kjo natyrisht i inatosi paksa pronarët e automjeteve – kështu që kishte një diskutim mjaft të nxehtë që ndodhi përreth makinës së të dyshuarit”, deklaruan autoritetet.
Pamjet e xhiruara me telefon tregojnë një grup të njerëzve që grinden. Në një moment, një burrë mbështetet në derën e hapur të makinës dhe dikush tjetër e godet atë me grusht në kokë, pastaj duket se e shkelmon.
Një e shtënë dëgjohet dhe turma shpërndahet, derisa personi që filmon duket se është afër një gruaje e cila ka një fëmijë në krahë. Derisa videoja mbaron, më shumë të shtëna dëgjohen në sfond.
Njeriu që nisi incidentin vdekjeprurës u largua nga parkingu dhe nuk u kap ende. /Telegrafi/