Site icon Telegrafi

Konfirmohet thyerja e madhe mes Ceferin dhe Agnelli: Presidenti i UEFA-s i ka ftuar të gjithë presidentët në takim, përveç atij të Juventusit

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, thuhet se ka ftuar të gjithë presidentët e përfshirë në Superligën Evropiane, përveç atij të Juventusit, Andrea Agnelli.

Midis dy drejtuesve ka një ftohësi të raporteve, gjë që është konfirmuar nga vetë Ceferin, ku e i sulmoi ish-presidentin e ECA (Asociacioni Evropian për Klube).

Corriere della Sera shkruan se slloveni, që është edhe kumbari i njërës prej vajzave të presidentit të Juventusit,  ka ftuar të gjithë pronarët që morën pjesë në Superligën Evropiane.

Të gjithë, përveç njërit, pasi sipas raportimeve, Agnelli nuk është kontaktuar nga presidenti i UEFA-s, duke konfirmuar raportin e tensionuar me drejtuesin e Juventusit.

Edhe Karl-Heinz Rummenigge që ka marr pozitë drejtuese në UEFA, ka thënë se njëherë nuk është koha që të fitet me Agnelli, por beson se me dialog do t’ia dalim së bashku. /Telegrafi/

Exit mobile version