Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë testuar gjithsej 306 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, nga të cilat janë konfirmuar 7 raste me COVID-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: një rast Gërnçar, një rast Jabllanicë dhe një rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe një rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot janë shëruar tre pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 785 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 23 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.124 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.032 raste, me gjithsej 29 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.