LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prizrenit apel qytetarëve: Mos dilni në pyje, ata që nuk respektojnë masat do të ndëshkohen

Komuna e Prizrenit apel qytetarëve: Mos dilni në pyje, ata që nuk respektojnë masat do të ndëshkohen

Komuna e Prizrenit u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të dalin në pyjet e Prizrenit siç janë Kalaja, Pasha Qeshme, Pashtriku, Koritniku, Gryka e Lumbardhit, Nasheci, Bjeshkët e Kabashit etj.

Komuna ka lutur qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të evitojnë sa më shumë daljen në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes, transmeton Telegrafi.


“Me qëllim të respektimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike për ndalim të qarkullimit të qytetarëve si masë e caktuar për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Sektorit të Pylltarisë, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të dalin në pyjet e Prizrenit siç janë Kalaja, Pasha Qeshme, Pashtriku, Koritniku, Gryka e Lumbardhit, Nasheci, Bjeshkët e Kabashit etj.

Lusim qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të evitojnë sa më shumë daljen në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes dhe ditëve të pushimit, për të mos e rrezikuar veten dhe familjet e tyre”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prizrenit thekson se ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë vendimet e Ministrisë do të ketë masa ndëshkuese.

“Rojtarët e Pylltarisë dhe shërbimi teknik i autoritetit pyjore komunal, së bashku me Policinë e Kosovës vazhdimisht janë në terren, dhe sidomos në zonat e frekuentuara nga qytetarët, për monitorim të respektimit të masave. Ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë vendimet e Ministrisë do të ketë masa ndëshkuese. Në veçanti ndëshkimet janë edhe më të larta për ata që i dëmtojnë pyjet duke shkaktuar ndezjen e zjarreve apo prerjen e paligjshme të drurëve. Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për veten dhe familjet e juaja”, vijon njoftimi.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 170 raste me coronavirus, 24 janë shëruar kurse katër kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori