LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Mitrovicës do të ndihmojë me pako ushqimore dhe higjienike rreth 1200 familje në nevojë

Komuna e Mitrovicës do të ndihmojë me pako ushqimore dhe higjienike rreth 1200 familje në nevojë

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, së bashku me drejtoreshën për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtij takimi ishte të kërkohet nga përfaqësuesit në fjalë të evidentojnë të gjitha rastet e familjeve në nevojë në lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës, në mënyrë që asnjë familje e cila ka nevojë për furnizim me gjëra ushqimore të mos mbetet e përjashtuar nga lista e ndihmave.


Në fjalën e tij nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, potencoi se Komuna e Mitrovicës para disa ditësh ka ndarë një shumë prej 170 mijë euro për të përballuar këtë gjendje emergjente, për shkak të pandemisë COVID-19, me ç’ rast nga kjo shumë do të ndahen edhe pako ushqimore dhe higjienike për familjet të cilat kanë nevojë dhe janë me asistencë sociale në Mitrovicë.

“Përmes këtij organizimi synojmë të kemi solidaritet dhe barazi sa më të madhe në shoqërinë tonë”, tha ndër të tjerash Mujka.

Ndërsa, drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Nazan Kërveshi, tha se javën e kaluar kanë furnizuar me gjëra ushqimore një numër të konsiderueshëm të familjeve në nevojë, dhe ajo çka kërkohet nga përfaqësuesit të sjellin emrat e familjeve të cilat nuk kanë përfituar dhe kanë nevojë të ndihmohen.

Po ashtu drejtoresha Kërveshi theksoi se asnjë familje në nevojë në Mitrovicë nuk do të mbetet pa u furnizuar me gjëra ushqimore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori