LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 7° cloudy

Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e radhës – Diskutohet për qentë endacakë, propozohet vendosja e kamerave të sigurisë tek Liqeni Akomulues

Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e radhës – Diskutohet për qentë endacakë, propozohet vendosja e kamerave të sigurisë tek Liqeni Akomulues
Seanca e 38-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, e mbajtur më 27.02.2025. Foto: Blinera Mehmeti/Telegrafi

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e 38-të e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.

Në fillim të seancës është mbajtur një minutë heshtje në nder të vdekjes së kryetarit të shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, shkruan Telegrafi.

Pastaj ëshë propozuar si pikë e rendit të ditës çështja e qenve endacakë, i cili u cilësua si problem madhor dhe një rrezik që i’u kanoset qytetarëve çdo ditë.


U theksua se numri i qenve endacakë është rritur gjatë periudhës së fundit kohore në Mitrovicë, derisa si zgjidhje adekuate u vlerësua ndërtimi i një strehimoreje.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja u shpreh se më mirë do të ishte që në mbledhjen e radhës drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Bahtir Maxhuni, të jepte një raport lidhur me gjendjen aktuale të qenve endacakë në Mitrovicë.

Lidhur me këtë, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri ka thënë se kjo çështje tashmë është shndrruar në një problem kombëtar.

“Çështja e qenve endacakë është problem nacional. E kemi parë që edhe në komunat e ansambletë tjera e kanë këtë problem…Po barten qentë nga një qytet në një qytet tjetër”, ka thënë ai.

Pamje nga mbajtja e mbledhjes së sotme e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, më 27.02.2025

Nga ansamblistët e opozitës në Komunën e Mitrovicës është propozuar që të vendosen kamerat e sigurisë tek zona e Liqenit Akomulues.

Në këtë zonë është raportuar shpesh-herë që qytetarët kanë dëmtuar ulëset, ndriqimin publik e të tjerë dhe sipas ansamblistëve të opozitës, përmes kamerave të sigurisë do të ishte më i lehtë identifikimi i personave që i shkaktojnë këto dëme.

Para një jave, Komuna e Mitrovicës ka ndarë 300 bursa për studentë për vitin akademik 2024/2025.

E për këtë, opozita e akuzoi ekzekutivin e Komunës se në krye të listës së përfituesve të këtyre bursave kanë qenë emrat e fëmijëve të zyrtarëve që punojnë në Komunë.

Kësaj situate, ekzekutivi i’u përgjigj opozitës duke thënë se këto janë “hamendësime”, e që duhen fakte që të vërtetojnë se kjo gjë është e vërtetë. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Trump donte të anulonte vizitën e Zelenskyt në SHBA - Macron e bindi të mos e bënte këtë?

Botë
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Pamje satelitore që tregojnë se si u transferuan koreano-veriorët në Rusi

Botë
Kalo në kategori